Reperi i njohur nga Kosova, Capital T prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore.

Trim Ademi (emri i vërtete) mbetet ndër emrat më të dashur dhe komentuar të estradës shqiptare.


Së fundmi, reperi i ftuar në emisioni “Zë me Mirën” ka folur rreth karrierës dhe jetës personale.

308495760 125256593629558 9064300589052499542 n Foto: Capital T/Instagram

Ndër tjera, reperi ka folur edhe për tradhtinë duke pranuar se ai nuk e ka bërë këtë ndonjëherë por që ka qenë një person që është tradhtuar.

“Nuk jam tip që tradhtoj. Kam tradhtuar, por jo në sensin e marrëdhënieve seksuale. Kam tradhtuar në sensin e një filtrimi, dhe bisede, por prapë e quaj tradhti. Por jam tradhtuar. Absolutisht që po. Por ka qenë ndoshta nderi më i madh që më ka bërë”, është shprehur reperi

@zememirenpodcast

Visit TikTok to discover videos!

“Fatkeqësisht ka qenë katastrofik më i keq se unë, edhe pse nuk mund t’i gjykoj njerëzit e të flas për veten, por vërtet ai ka qenë shumë i keq. Por ajo më ka bërë më mirë, dhe më ka bërë të kuptoj shumë gjëra”, ka thënë Capital T lidhur me personin për të cilin është tradhtuar.

Ai tutje ka thënë se tradhtia që iu bë e bëri të kuptonte shumë gjëra që në moshë të re.

“Kam qenë shumë i ri. Por kam hyrë në analiza për shembull. që si kisha menduar në atë moshë, që pamja nuk është gjithçka, që mund të jetë diçka tjetër. Mund të jetë person më i mirë, mund të jetë më i komunikueshëm, mund të dijë të flasë më mirë, mund të dijë t’i shpjegojë, ose të trajtojë gjërat më mirë”, tha reperi.

307795747 427807766158046 7035117145985151570 n Foto: Capital T/Instagram

Tutje në intervistë, krijuesi i hitit “Akull” ka zbuluar gjithashtu se vitin e ardhshëm pritet të mbaj koncertin e tij “Time Capsule” në Prishtinë, i ngjashëm më atë që reperi kishte realizuar në Tiranë në vitin 2019.

“Në vitin 2023 do ta bëj koncertin e madh Time Capsule në Prishtinë, është koncert i përmasave të mëdha, do të jetë përafërsisht si ai në Tiranë vetëm do të ketë detaje shtesë sepse është në vendlindjen time dhe aty ku unë e kam ndërtuar gjithë karrierën”, tha Capital T. /Telegrafi/