Ish-trajneri i Milanit, Romës dhe Juventusit, Fabio Capello ka thënë se ai do e shkëmbente Paulo Dybalan me sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.
Italiani kishte kaluar tri vite te Zonja e Vjetër në mes të 2004-2007, mirëpo nuk kishte suksese si te Milani dhe Roma.
Ish-trajneri i Biankonerëve është i bindur se Dybala do të rikthehet në formën e tij më të mirë, pasi duket se COVID-19 i ka lënë atij pasoja.
“COVID-19 është një arsye, veçanërisht për një lojtar si Dybala, i cili ka nevojë të driblojë një njeri”, ka thënë Capello për La Gazzetta dello Sport.
“Përshtypja është se ai është pak i papërfunduar. Ai spërthen, por lë dyshime. Ai sigurisht që ka cilësi superiore; ai me të vërtetë ka gjithçka që ju nevojitet”.
“Ai ka nevojë për kushtet fizike që të kthehet në gjendjen e tij më të mirë. Paulo duhet të jetë 100 për qind i gatshëm, sepse nëse je mirë fizikisht, koka të çon të përballesh me kundërshtarët, shokët e skuadrës, trajnerin dhe madje edhe klubin”.
“Dybala mund të bëjë gjithçka në fushë nëse është mirë, madje edhe duke luajtur në një treshe me [Alvaro] Moratan dhe [Cristiano] Ronaldon”.
Capello tha se nuk do ta ndërronte Dybalan me yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogban dhe shtoi se Argjentinasi i kujton atij Dejan Savicevic.
“Paulo më kujton Savicevic, edhe ai preferonte të shkonte nga e djathta,” vazhdoi Capello. “Ai kishte një vizion të shkëlqyeshëm dhe aftësi të veçanta driblimi”.
“Unë thashë se nuk do ta ndërroja Dybala për të marrë Pogban. Nëse do të mundja, do ta kisha ndërruar me sulmuesin anglez të Tottenhamit, Harry Kane”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Cech shpjegon arsyen pse Arsenali mori vendimin e duhur me shitjen e Emiliano Martinez

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Benzema zbulon arsyen pse u transferua në Arabinë Saudite pas largimit nga Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës