Cana për Vokrrin: Jam rritur duke më treguar babai se si keni qenë zëri e një kombi

Në këtë ditë zie për futbollin e Kosovës, emra të mëdhenj të këtij sporti vazhdojnë të shprehin pikëllimin dhe ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të Fadil Vokrri.
Kreu i FFK-së vdiq mëngjesin e të shtunës pas një infarkti në zemër. Ai ishte 57 vjeçar.
Kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur ngushëllimin e tij me rastin e vdekjes së Vokrrit.
"Jam rritur duke më treguar babai se si keni qenë zëri e një kombi, më tregonte që Fadili ishte i pakapshëm për të tjerët, legjendë dhe golashënues fantastik!".
"Humbje e madhe për të gjithë ne. Ngushëllime familjes Vokrri, miqve, bashkëpunëtorëve, lojtarëve të gjeneratës së artë, Federatës së Futbollit të Kosovës ... Lamtumirë legjendë", ka shkruar Cana në Instagram.
Së bashku me Agim Canën (babanë e Lorikut), Edmond Rugovën dhe Fadil Muriqin, Vokrri ishte pjesë e 'Gjeneratës së Artë' të viteve të tetëdhjeta.
E udhëhequr nga Fadili, Prishtina e regjistroi fitoren historike kundwr Zrvena Zvezdas nw Marakana tw Beogradit. /Telegrafi/




















































