LAJMI I FUNDIT:

Campbell e shqetësuar pas incidentit në Sofje, ku thuhet se e ndanë mënjanë për shkak të ngjyrës së lëkurës

Campbell e shqetësuar pas incidentit në Sofje, ku thuhet se e ndanë mënjanë për shkak të ngjyrës së lëkurës
(Foto: Instagram/naomi)

Modelja e famshme dhe dikur më e paguara në botë, Naomi Campbell, ka përjetuar një situatë të sikletshme në një aeroport në Bullgari, ku stafi e la mënjanë për – siç thotë ajo – për arsye racore.

Bukuroshja kishte shkuar në Sofje për punë dhe duhej të qëndronte atje për tri ditë, por më 19 maj, pasi zbarkoi në aeroport, ajo u ndalua nga stafi duke i kërkuar që të dilte menjanë në mënyrë që të kontrollohej.

Burime për Daily Mail raportojnë se 52-vjeçarja ishte shumë e nevrikosur dhe se beson se ky është diskriminim racor.


(Foto: Instagram/naomi)

Gjithashtu, siç theksuan burimet, ende nuk është plotësisht e qartë nëse stafi që kishte kërkesë të veçantë për modelen ishte i punësuar në aeroport apo nga ndonjë një firmë private.

Naomi Campbell pozon për herë të parë me vajzën e saj në kopertinën e “British Vogue”
Lexo po ashtu Naomi Campbell pozon për herë të parë me vajzën e saj në kopertinën e “British Vogue”

“Naomi ishte shumë e mërzitur. I gjithë incidenti e preku tmerrësisht. Ajo udhëtoi për një xhirim emocionues të cilin me të vërtetë e priste, por gjithçka u qetësua pas këtij siklet”, citohet të ketë thënë një mik i saj.

(Foto: Instagram/naomi)

Meqë ra fjala, kjo nuk është hera e parë që Naomit i ndodhin përvoja të pakëndshme në aeroporte. Një incident i kishte ndodhur edhe në Heathrow në Angli.

Asokohe, pas një debati me policinë që ishte përshkallëzuar, Campbell u largua me pranga dhe arsyeja dyshohet se ishte se një punonjës i stafit i tha asaj se çanta nuk mund të ishte në aeroplan, sepse ishte shumë e rëndë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/naomi)

Në trend Magazina

Më shumë
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina

"Djellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Magazina

"Ke thënë që nuk flet me motrën", Rozana Radi: I kërkoj publikisht menaxherit tim që t'i publikojë mesazhet e mia me Oltën ku ajo ma uron mua fitoren

Magazina
Dalin mesazhet me zë të Olta Gixharit dhe Rozana Radit, zbulohet biseda mes tyre

Dalin mesazhet me zë të Olta Gixharit dhe Rozana Radit, zbulohet biseda mes tyre

Magazina
Kalo në kategori