Dj i famshëm skocez Calvin Harris është duke bashkëpunuar me shumë të yje të muzikës botërore, përfshirë këtu Rihanna, Ellie Goulding dhe John Newman.
Por, në listën e bashkëpunimeve nuk gjendet e dashura e tij, Taylor Swift, raporton BBC. Harris ka thënë se nuk është në plan ndonjë bashkëpunim me të dashurën e tij.

“Madje as nuk kemi folur për këtë, por nuk shoh që një gjë e tillë të ndodh. Ajo do të merr një pushim të gjatë”, ka thënë Harris.


Ai së fundmi ka publikuar bashkëpunimin e tretë me Rihannan “That Is What You Came For”, për të cilën ka thënë se ajo ka një zë ikonik.

“Ajo ka një zë ikonik dhe kur i jepni një këngë ajo është në nivel tjetër”, është shprehur Harris.