DJ me famë botërore, Calvin Harris, është shpërblyer për herë të parë me një çmim në "Brit Awards".

Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve për muzikën britanike, e ka shpallur atë si "Producentin e vitit".


GettyImages 1131006565

"Brit Awards" ka cituar disa nga sukseset e tij më të mëdha në vitet e fundit, duke përmendur ndër të tjerash bashkëpunimin shumë të suksesshëm me Rihannën, "We found love".

Tutje, në videon e dedikuar DJ-të gjithashtu u citua edhe bashkëpunimi i tij shumë i suksesshëm me artisten shqiptare, Dua Lipa, vitin e kaluar.

Kënga "One Kiss" e dyshes qëndroi për një kohë të gjatë në top listat britanike, teksa e njëjta këngë u interpretua 'live' nga Dua në mbrëmjen e së mërkurës në "Brit Awards".

GettyImages 1131006584

Këngëtarja shqiptare dhuroi një performancë fantastike, të drejtuar nga DJ Calvin Harris, i shpallur nga mbrëmja edhe si "Producenti i vitit". /Telegrafi/

GettyImages 1131022514