LAJMI I FUNDIT:

Calhanoglu: Vetëm Pioli më donte te Milani, Interi më bindi për dy ditë

Calhanoglu: Vetëm Pioli më donte te Milani, Interi më bindi për dy ditë

Hakan Calhanoglu zbulon se si ai ishte i bindur të largohej nga Milani për rivalin e tyre kryesor, Interin, ndërsa tregoi situatën e tij në San Siro.

Mesfushori u bashkua me Rossonerët për 23 milionë euro nga Bayer Leverkusen në vitin 2017 dhe dukej se ishte në prag të nënshkrimit të një kontrate të re kur në vend të kësaj ai u largua si një lojtar i lirë, duke shkuar te rivalët e qytetit, Inter.

“Është normale që tifozët janë të mërzitur, por unë nuk jam i pari që e bëj këtë dhe nuk do të jem i fundit, pasi shumë lojtarë kanë shkuar nga Milani në Inter, ose anasjelltas”, ka thënë fillimisht Calhanoglu për DAZN.


“Unë thjesht doja të shikoja të ardhmen time, me gjithë respektin për Milanin. Kam bërë shumë për Milanin gjatë katër viteve, i kam respektuar të gjithë, por kam një kapitull të ri te Interi dhe duhet të shikoj përpara tani”.

“Ndihem mirë që jam këtu”, Calhanoglu përshëndet tifozët pas stërvitjes së parë me Interin
Lexo po ashtu “Ndihem mirë që jam këtu”, Calhanoglu përshëndet tifozët pas stërvitjes së parë me Interin

Reprezentuesi i Turqisë nuk ishte kurrë lojtari më i popullarizuar te tifozët e Rossonerëve dhe ai siguron se atmosfera negative ishte një pjesë e madhe e vendimit të tij.

“Pioli ishte i vetmi që më donte vërtet te Milani. Unë fola me të shumë herë, por ai e respektoi vendimin tim dhe më uroi të gjitha të mirat”.

Ideja e Interit dukej se nuk dilte nga askund dhe u finalizua brenda dy ditësh.

“Kjo ndodhi shumë shpejt, kam marrë shumë thirrje nga drejtori Piero Ausilio dhe trajneri Simone Inzaghi. Nëse njerëzit tregojnë se ju duan në ekipin e tyre, kjo ju bën të doni të shkoni atje”.

Do të jetë një qasje shumë e ndryshme taktike për Calhanoglu në Inter, ku trajneri i ri Inzaghi luan një formacion 3-5-2.

“Më pëlqen ky sistem, pasi Luis Alberto mori këtë rol për Inzaghin në Lazio dhe ne jemi shumë të ngjashëm. Pioli punoi shumë mirë me mua, më la të luaj në rolin që më pëlqen, prandaj dhashë kaq shumë asistime. Tani mezi pres të krijoj shanse për Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez”, përfundoi turku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Kalo në kategori