Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka ftuar për debat publik kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama.

Çeku ka shkruar se Rama ka qeverisur katër vjet me Prishtinë, dhe e ka akuzuar për bllokadë, prandaj është koha për ballafaqim, transmeton Telegrafi.


"Kryetar Rama, Jam i sigurt që e ke kuptuar fort mirë ftesën time. Është mirë të mos fshihesh pas kandidatëve të tjerë. Unë të ftova për debat ku jemi vetëm ne të dy, si dhe moderatori. Ke qeverisë katër vjet me Prishtinën, më ke akuzuar për bllokadë. Ky është momenti i së vërtetës. Le të ballafaqohemi, le t’i shpalosim platformat tona. Këtë ia kemi për borxh qytetarëve të Prishtinës. Të lutem edhe një herë, caktoje ditën, zgjidhe studion, aty do të jem. Faleminderit", ka pohuar ai.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor./Telegrafi/