LAJMI I FUNDIT:

Caktohet data për ndeshjen Hajvalia – Trepça ’89

Caktohet data për ndeshjen Hajvalia – Trepça ’89

Ndeshja e javës së 16-të në Raiffeisen Superligë ndërmjet Hajvalisë dhe Trepçës’89 do të luhet të mërkurën, më 25 nëntor në orën 13:00, ka njoftuar FFK-ja.

Takimi ishte anuluar për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, që kishte pamundësuar zhvillimin normal të këtij takimi.

Ndërkohë, ndeshja e javës së 17-të ndërmjet Hajvalisë dhe Feronikelit, do të zhvillohet më 2 dhjetor, pasi skuadra kampione dhe fituese e kupës, Feronikeli, në fundjavë do të jetë pjesëmarrëse e turneut tradicional “Pavarësia” në Vlorë.