LAJMI I FUNDIT:

Cakolli flet për takimin e 2 shtatorit në Uashington: Mundësia e arritjes së një marrëveshjeje është reale

Cakolli flet për takimin e 2 shtatorit në Uashington: Mundësia e arritjes së një marrëveshjeje është reale
Eugen Cakolli, KDI

Ditë më parë Richard Grenell, emisari i presidentit amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Uashington më 2 shtator për bisedime.

Njohësi i zhvillimeve politike, Eugen Cakolli në një përgjigje për Telegrafin tha se Kosova dhe Serbia pritet që më 2 shtator të fillojnë një proces të dialogut, i pari i udhëhequr drejtpërdrejtë nga SHBA-të, në nivel liderësh institucionalë.


“Meqë situata politike mbetet përgjithësisht e njëjtë sikur në atë kohë, insistimi i administratës Trump për mbajtjen e takimit, tregon për vendosmërinë amerikane për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes vendeve, me fokus në dimensionin ekonomik”, tha ai.

Grenell: Liderët e Kosovës dhe të Serbisë takohen në Uashington më 2 shtator
Lexo po ashtu Grenell: Liderët e Kosovës dhe të Serbisë takohen në Uashington më 2 shtator

Cakolli tha më tej se marrë parasysh intensitetin dhe dinamikën e shtuar të zhvillimeve në SHBA për shkak të zgjedhjeve presidenciale atje, besoj që mundësia e arritjes së një marrëveshje në këtë takim, apo takimet tjera pasuese, është më se reale.

Duke folur për zhvillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel dhe për bisedimet në Washington, ai tha këto procese janë komplementare me njëra tjetrën, meqenëse trajtojnë aspekte të ndryshme të marrëveshjes përfundimtare.

“Sidoqoftë, përkundër mundësisë për arritjen e marrëveshjes për çështje ekonomike nën ndërmjetësimin amerikan, një dinamikë e njëjtë nuk konsideroj që mund të zhvillohet edhe në kuadër të procesit të dialogut politik, mbase edhe për shkak të ndjeshmërisë më të madhe të temave që do të trajtohen”, tha më tej Cakolli.

Por, sipas tij, nëse vijohet me vazhdohet me angazhim të veçantë nga Gjermania dhe Franca, edhe procesi i lehtësuar nga BE do të jetë më konkludues se ai që ishte zhvilluar që nga viti 2011. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori