Me ardhjen e dimrit dhe ditëve të ftohta, trupi jonë ka nevojë për agjentë të ndryshëm shërues në mënyrë që të na forcoj imunitetin dhe të na mbrojë nga i ftohti dhe gripi.

Nëse nuk dëshironi të blini vitamina në farmaci, atëherë konsumimi i çajit të xhenxhefilit mund të jetë zgjedhja e duhur sepse përmban shumë nutrientë, transmeton Telegrafi.


Përgatitja e çajit është shumë e thjeshtë: mjafton ta prini një pjesë pesë-centimetërshe të xhenxhefilit dhe ta gatuani për 15 minuta.

ginger tea benefits

Çaji mund të ëmbëlsohet me mjaltë dhe mund t’i shtoni edhe limon për shije më të mirë.

Xhenxhefili përdoret për trajtimin e shumë problemeve shëndetësore, disa prej të cilave janë marramendjet, alergjitë, kolli, inflamacioni i sinuseve, ethet, pneumonia, problemet menstruale, gjumi i dobët, etj.

Konsumimi i rregullt i çajit të xhenxhefilit e redukton rrezikun e sulmeve të trurit, i pastron venat, dhe i zvogëlon nivelet e kolesterinës në gjak.  /Telegrafi/