LAJMI I FUNDIT:

Çaj për dhëmbë të shëndoshë

Çaj për dhëmbë të shëndoshë

Edhe pse në kohën moderne janë në dispozicion lloje të ndryshme të pijeve, për të pasur dhëmbë të shëndoshë, çaji mbetet zgjidhja e parë.

Pijet joalkoolike përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit, ndërsa lëngjet e pemëve shpesh janë të pasura me acid limoni. Sheqeri dhe acidi i limonit e dëmtojnë sipërfaqen e dhëmbëve.

Nga ana tjetër, shkencëtarët kanë zbuluar se çaji nuk e dëmton sipërfaqen e dhëmbëve, prandaj ata rekomandojnë të pihen të gjitha llojet e çajeve, porse i japin përparësi çajit të gjelbër, pasi përmban më shumë antioksidues.