LAJMI I FUNDIT:

Çahet diga e hidrocentralit në Lukovë, përmbytet rruga nacionale

Çahet diga e hidrocentralit në Lukovë, përmbytet rruga nacionale

Mëngjesin e sotëm diga e hidrocentralit në fshatin Bunec të Himarës është çarë, duke vendosur në alarm strukturat e Emergjencave Civile.

“Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje”, njofton policia.

Hidrocentrali i fshatit Sasaj furnizohet me ujë nga burimi i lumit të Kalasë dhe prodhon energji elektrike për zonën bregdetare të Himarës.


Si pasojë e shpërthimit të digës ka patur përmbytje në rrugën nacionale, Lukovë- Bunec, që kalohet me mjete të rënda, por edhe në disa biznese në zonë, raporton A2.

Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik. Sakaq, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Takime konsultative për krijimin e Qeverisë, Kurti i dërgon ftesë Abdixhikut

Takime konsultative për krijimin e Qeverisë, Kurti i dërgon ftesë Abdixhikut

Lajme
Aksidentohet në Bujanoc autobusi i linjës Zvicër-Kosovë, kompania thotë se askush nuk u lëndua

Aksidentohet në Bujanoc autobusi i linjës Zvicër-Kosovë, kompania thotë se askush nuk u lëndua

Lajme

"Vizituan disa nga Manastiret Ortodokse në Kosovë" - kërkohet paraburgim për serbët e arrestuar në Gjakovë

Drejtësi

"Tendencat e vazhdueshme të Serbisë për destabilizimin e Kosovës", Osmani u takua me të ngarkuarën me punë të ambasadës amerikane, Anu Prattipati

Lajme
Ndalimi i 12 serbëve në Prizren, Kryeprokurori: 10 prej tyre janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve

Ndalimi i 12 serbëve në Prizren, Kryeprokurori: 10 prej tyre janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve

Drejtësi
Mexhiti: Brenda javës do të ketë iniciativë për shkrirjen e VLEN-it në një parti, i vetmi që ka dyshime është Taravari

Mexhiti: Brenda javës do të ketë iniciativë për shkrirjen e VLEN-it në një parti, i vetmi që ka dyshime është Taravari

Politikë
Kalo në kategori