Ani pse për byzylykët elektronikë është ndarë një shumë e parave e ka vite që ligji ka hyrë në fuqi, kjo ende nuk po gjen ende zbatim.
Janë premtim i kamotshëm e pjesë e ligjit qysh nga viti 2015.
Por, byzylykët elektronik të cilët përdoren enkas për personat të cilëve iu kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, nuk kanë gjetur ende zbatim.
Për Rrjetin e Grave të Kosovës ngecja e këtij premtimi mbetet shqetësuese.
”Vonesa e byzylykëve elektronikë nuk arsyetohet në sistemin tonë të drejtësisë. Pezullimi i procesit mund të ndikojë në rritjen e rasteve recediviste sepse fatkeqësisht dhunën duhet ta trajtojmë edhe në mënyra të tjera mirëpo kjo është formë mbikëqyrëse e ushtruesve të dhunës, që ata të jenë në mbikëqyrje të shtetit. Duke pasur parasysh që ka mjaft raste recidive, raste që përsëriten, mendojmë që posedimi i hallkave do i parandalonte përsëritjen e tyre”, ka thënë për TV Dukagjinin Adelina Berisha, nga Rrjeti i Grave të Kosovës.
Berisha nuk shprehet optimiste në funksionalizimin e këtij procesi këtë vit.
”Unë nuk kam shumë shpresë që do realizohen këtë vit, do ishte idealja të kryhet sa më shpejtë e të përfundojnë proceset e prokurimit dhe të bëhen sa më shpejt funksionale në sistemin e Kosovës. Po shpresoj se këtë vit por nuk do donim që kjo të shtyhet dhe të jetë premtim politik i partive gjatë fushatës zgjedhore sepse është nevojë për parandalim të krimit”, ka thënë Adelina Berisha, nga Rrjeti i Grave të Kosovës.
Nga Ministria e Drejtësisë nuk kanë dhënë detaje për procesin.
“Lidhur me kërkesën tuaj, Ju lutem t’i drejtoheni institucionit përkatës, në këtë rast Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në përgjigjen nga Ministria e Drejtësisë.
E nga kjo e fundit siç ndodhë rëndom, nuk i janë përgjigjur interesimit të Dukagjinit ndonëse pyetjet i kanë pranuar.
Në prill të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ndau 600 mijë euro për blerjen e byzylykëve dhe nisjen e zbatimit të ligjit.
Në korrik të këtij viti, MD kishte njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme kishte nënshkruar kontratën me një Operator Ekonomik me qëllim të zbatimit të këtij ligji.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri