LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Prokuroria ra nën presionin e shoqërisë civile

Bytyqi: Prokuroria ra nën presionin e shoqërisë civile

Bedri Bytyqi, drejtor i Inspektoratit i Komunës së Prizrenit, thotë se Prokuroria ra nën presion të shoqërisë civile kur nxori aktvendim për fillim të hetimeve ndaj tij dhe dy zyrtarëve të tjerë komunalë.

“Është absolutisht e padrejtë sepse prokuroria ka rënë në ndikim të shoqërisë civile. Por unë besoj që koha do ta vërteton pafajësinë”, tha për KALLXO.com Bedri Bytyqi.

Lidhur me këtë rast prokurori që nxori aktvendimin për fillimin e hetimeve, Mehdi Sefa, tha se bëhet fjalë për tre drejtorë të drejtorive të Komunës së Prizrenit: të Inspektoratit, Urbanizmit dhe të Emergjencave dhe Sigurisë.

Në njoftimin e saj, Prokuroria Themelore e Prizrenit thotë se hetimet kanë nisur ndaj të dyshuarve me inicialet, N.K., B.B. dhe B.E.

Ndërsa, sipas web-faqës së Komunës së Prizrenit shihet se drejtor i Urbanizmit është Nijazi Kryeziu, ndërsa Bedrija Ejupagiq është drejtor për Emergjenca dhe Siguri.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë përmes telefonit edhe me drejtorët Kryeziu dhe Ejupagiq por ata nuk ishin të qasshëm.

Hetimet kanë filluar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se gjatë periudhës kohore janar e deri më 06.06.2016 në Prizren, në cilësinë e personave përgjegjës pranë Komunës së Prizrenit, të tre të pandehurit në kundërshtim me detyrimet dhe fushëveprimtarinë e tyre të përcaktuar me ligj, nuk kanë ndërmarrë masa për vendosjen e pajisjeve përreth shtëpive me predispozitë të shembjes, për të evituar veprimin e rrezikshëm, mbrojtjen e kalimtarëve dhe njerëzve të cilët banonin përreth dhe nga mosveprimi i këtyre të pandehurve vjen deri te shembja e objektit të vjetër – një shtëpie në rrugën “Marin Barleti”, me ç‘rast nga plagët e marra ka humbur jetën një vajzë e mitur.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Siguri
KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Siguri
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Lajme
Kalo në kategori