LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Një numër i madh i teksteve shkollore kanë nevojë për ndryshim

Bytyqi: Një numër i madh i teksteve shkollore kanë nevojë për ndryshim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në prezantimin e raportit të Organizatës Joqeveritare YIHR – Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut “Gjuha Diskriminuese në Tekstet Shkollore – analizë e teksteve shkollore të nivelit të mesëm të lartë në Kosovë”.

Ministri Bytyqi me këtë rast ka thënë se, MAShT është e gatshme që të bashkëpunojë me të gjitha organizatat dhe të interesuarit tjerë, të cilët janë të angazhuar në eliminimin e gjuhës diskriminuese në tekstet shkollore, në mënyrë që të kemi tekste sipas standardeve më të larta evropiane.
Ministri Bytyqi ka theksuar se, jemi të vetëdijshëm që kemi një numër të madh të librave të cilat kanë nevojë për ndryshim dhe të cilat fatkeqësisht përmbajë fjalë dhe fjali diskriminuese.

Ministri Bytyqi po ashtu tha se, MAShT ka komisionin i cili vazhdimisht është duke punuar dhe përveç punës që është duke u bërë në kuadër të Ministrisë, ekziston dhe një bashkëpunim i ngushtë me të gjitha organizatat që po e ndihmojnë MAShT-in në këtë drejtim dhe Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, ndërkaq shprehu besimin e tij që deri në vitin e ardhshëm shkollor do të hartohen tekstet e reja, konform Kurrikulës së re.


“Nuk guxojmë të tolerojmë tutje që të kemi ndarje të kategorive të caktuara në tekstet tona shkollore dhe nuk guxojmë të lejojmë që të rinjtë tanë të marrin një edukim, i cili mund të jetë fyes ose diskriminues për një pjesë të caktuar. Të rinjtë tanë kanë nevojë që të ndihen të barabartë në procesin e tyre të edukimit”, është shprehur ministri Bytyqi.

Parametrat e kësaj analize janë të bazuar në gjininë dhe seksualitetin, kombin, etninë, racën, të drejtat e njeriut dhe qytetarinë, trupin dhe aftësinë, diversitetin dhe barazinë shoqërore. Pas prezantimit të këtij studimi, ministri Bytyqi i është përgjigjur pyetjeve të të rinjve dhe të mediave lidhur me politikat e arsimit karshi zgjidhjes së këtij problemi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori