LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Anulohet vendimi i MASHT-it për bursat

Bytyqi: Anulohet vendimi i MASHT-it për bursat

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka tërhequr vendimin e shpallur ditë më herët për ndarjen e bursave, për të cilin vendim studentët e Fakultetit të Edukimit, Artit dhe Edukatës Fizike kanë mbajtur protesta.

Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, në një konferencë të mbajtur për media ka thënë se kanë marr vendim për të anuluar ndarjen e bursave.

Bytyqi tha se ky vendim vije për shkak të rrethanave në të cilat ai gjendet si ministër në detyrë.


“Në këto rrethana ne detyrohemi të bëjmë një anulim të vendimit deri në ardhjen e ministrit të ri. Çdo moment kur kemi provuar të sjellim reformë që do të sjellë ndryshime pozitive ka pasur këso rrethana protestash. Për këtë ne po e anulojmë vendimin pasi jam ministër në detyrë. Ndryshe në rrethana tjera ne nuk do ta anulonim konkursin”, ka thënë Bytyqi, përcjell Telegrafi.

Sipas tij pas shpalljes së konkursit është krijuar një situatë jo e mirë e cila nuk po arrihet të kuptohet drejt nga niveli akademik.

“Siç e dini niveli i bursistëve që po quhet nga protestuesit bëhet bazuar në kriteret të cilat i përcaktojnë vetë universitetet publike në Kosovë. Përzgjedhja e bursistëve bëhet nga ana e universiteteve ku secili ka vijën e saj buxhetore të ndarë. Ndërsa bursat që i ndan MASHT-i nuk janë bursa gjithëpërfshirëse. Çdo vit MASHT-i e bënë një analizë paraprake për t’i përkrahur programet e caktuara të universiteteve, dhe shpallja e konkursit është bërë mbi këtë analizë. Ka një vit që MASHT-i në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik që kemi diskutuar që disa programe mund të mbyllen. Kemi diskutuar për gjetjen e mundësive dhe fondeve të ndryshme që këtë vit do të përkrahen vetëm programet që kanë të bëjnë me fakultetin teknik dhe shkencat ekzakte, nuk janë përfshirë shkencat sociale. Nuk ka të bëjë me diskriminim apo qëndrim tjetër”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se kanë bërë dy lloj ndarje në këtë veprim.

“Ndarjen sociale që ka të bëjë me studentët me nevoja të veçanta, dhe pjesa tjetër që kemi të bëjmë me rrezikshmërinë e e mbylljes së këtyre programeve. Ky vendim ka qenë më i drejti që mund të ekzistojë kur merret përkrahja e studentëve, mirëpo studentët nuk kanë dhënë përkrahje duke menduar se u është bërë e qëllimshme”, ka theksuar ai.

Protestë dhe bojkot mësimit, studentët vazhdojnë edhe sot kundërshtimin për bursat
Lexo po ashtu Protestë dhe bojkot mësimit, studentët vazhdojnë edhe sot kundërshtimin për bursat

Ndryshe pas protestave para MASHT dhe Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit pati marrë vendimin që sot të bojkotojë mësimin për shkak të mos përmbushjes së kërkesës që të ketë bursa studimi edhe për ta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori