Buzhala: Një konsumator është kapur 22 herë duke vjedhur rrymën – Podujeva, Drenasi e Deçani prijnë me keqpërdorime (Video)

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala në një intervistë për Emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com me gazetarin Lulzim Ahmeti ka folur për gjendjen me furnizimin me energji elektrike, investimet në rrjetin elektrik, zonat në të cilat më së shumti keqpërdoret energjia elektrike si dhe ka treguar për konsumatorin kampion në vjedhjen e rrymës.
Aktualisht Buzhala, ka thënë se nuk janë duke u aplikuar reduktime të rrymës.
“Gjendja me furnizim me energji elektrike është stabile, reduktime nuk ka. Flasim edhe për një prodhim jashtëzakonisht stabil nga ana e KEK-ut, janë duke prodhuar me kapacitete maksimale, ku gjatë 24-orëshit mjafton të mbulohet kërkesa, mirëpo në kohën kurë nuk mbulohet kërkesa, pra në kohën e pikut, atëherë po mbulohet me import dhe po barazohet gjithçka, tha ai.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka treguar se shumica e furnizimit të konsumatorëve me rrymë është duke u bërë nga prodhimi vendor dhe importi është minimal. Po ashtu sipas tij edhe niveli i humbjeve është ulur.
“Fatkeqësisht prishjet ndodhin. Ne e kemi një rrjet të vjetërsuar që është trashëguar në dekada me radhë, ku kërkesa është rritur në vazhdimësi, por rrjeti ka mbetur po ai i njëjti. Totali i humbjeve është 22 për qind, mirëpo ne e kemi trashëguar një humbje deri në 34 për qind, nga 5 vitet e operimit ne kemi mundur t’i ulim ato humbje, për 12 për qind të totalit të energjisë elektrike për çka është përfitim direkt i konsumatorëve”, tha ai.
Buzhala në këtë intervistë ka treguar edhe për zonat ku keqpërdorët më së shumti rryma.
“Janë disa zona të kuqe, Kodra e Trimave në Prishtinë, komplet Komuna e Podujevës, Drenasi, Deçani si dhe një pjesë e Mitrovicës. Do të thotë se këto zona janë më të theksuara që shkojnë deri në 80 për qind të humbjeve”, tregon ai.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se brenda vitit KEDS-i, i zënë 10 mijë konsumatorë që e keqpërdorin energjinë elektrike.
“Ka shumë konsumatorë që i përsërisin shkeljet, sepse nuk frikësohen nga forca e ligjit. Kemi raste kur deri në 22 herë një konsumator është zënë duke e vjedhur energjinë elektrike në Distriktin e Pejës, rasti vazhdon të jetë në gjykatë, konsumatori nuk po e merr dënimin e merituar dhe kështu nuk mund të zgjidhen problemet”, tha Viktor Buzala.
Ai në intervistë ka folur për përformancën financiare të KEDS-it si dhe për planet për investime në rrjet gjatë këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës