LAJMI I FUNDIT:

Buzhala: Ambasadorja turke vizitoi edhe dy ministri, me kërkesë arrestimin tim

Buzhala: Ambasadorja turke vizitoi edhe dy ministri, me kërkesë arrestimin tim

Gazetari Berat Buzhala deklaroi se lëvizjet e ambasadores turke në Kosovë kundër tij, nuk kanë të ndaluar.

Në deklarimin tij në kanalin e tretë të RTK-së, Buzhala tha se ka marrë informacione se ambasadorja turke, ka vizituar sot edhe dy ministri të tjera në Prishtinë, duke parashtruar kërkesën që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa ndaj tij.


“Kjo dëshmon edhe demonstrimin e arrogancës së ambasadores”, tha Buxhala në RTK3.

Ai deklaroi se ka simpati të jashtëzakonshme për popullin turk, për njohjen e shpejtë të pavarësisë së Kosovës nga Turqia dhe ndihmën që ky vend i ka dhënë Kosovës.

“Por kjo që po ndodhë ndaj meje dhe ndaj arrestimeve të gazetarëve në Turqi, më shumë shpreh tërbimin e Erdoganit”, tha Buzhala.

“Edrdogan nuk mund të jetë mik yni, nëse e shkel lirinë e mediave”.

Duke folur për mbështetjen që ka marrë pas kërkesës së ambasadores turke drejtuar MPJ-së së Kosovës për arrestimin tij, gazetari Buzhala tha se nuk e ka pritur gjithë këtë përkrahje.

“Nuk e kam merituar gjithë këtë mbështetje”, tha ai, duke shtuar se do të donte që këtë mbështetje dhe reagim ta kishte edhe nga politika kosovare dhe krerët e institucioneve të shtetit.

Megjithëkëtë, ai tha se do të vazhdojë me punë e tij dhe postimet e ndryshme në facebook.

Nga ana tjetër, lajmi.net gjatë tërë ditës është munduar sot të marrë një deklaratë nga Ambasada e Turqisë në Kosovë në lidhje me këtë çështje, por kjo ishte e pamundur.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori