LAJMI I FUNDIT:

Buzët do të duken më të mëdha me vazelinë dhe acid hialuronik

Buzët do të duken më të mëdha me vazelinë dhe acid hialuronik

Ndiqni me vëmendje këshillën e mëposhtme dhe nxitoni ta hidhni në zbatim

Duke qenë se acidi hialuronik ka fuqinë për të mbajtur ujin, kjo do të thotë se ai rrit volumin dhe mund të ndihmojë në hidratimin. Përveç kësaj, ndihmon në reduktimin e rrudhave të imta në sipërfaqen e buzëve.

Nëse dëshironi të keni buzë më të plota dhe nuk doni të përdorni trajtime kozmetike, përdorni një truk të thjeshtë që mund të ndihmojë në rritjen e përkohshme të volumit të buzëve tuaja. Për këtë ju nevojitet vetëm acidi hialuronik dhe vazelina.


Fillimisht, aplikoni acidin hialuronik në buzët e lagura dhe lëreni të thahet. Pasi të jetë tharë acidi hialuronik, aplikoni vazelinë në buzë dhe shpërndajeni në mënyrë të barabartë mbi buzë, transmeton Telegrafi.

Kjo metodë është shumë efektive, kështu që rezultatet janë të dukshme edhe pas dy javësh. Por duhet të përdoret vazhdimisht për të ruajtur efektin.

Duke qenë se acidi hialuronik ka fuqinë për të mbajtur ujin, kjo do të thotë se ai rrit volumin dhe mund të ndihmojë në hidratimin. Përveç kësaj, ndihmon në reduktimin e vijave të imta në sipërfaqen e buzëve.

/Telegrafi/