LAJMI I FUNDIT:

Burri godet me thikë gruan në Skenderaj, arrestohet nga policia

Burri godet me thikë gruan në Skenderaj, arrestohet nga policia
Foto: Ilustrim

Një grua, 36 vjeçare ka marr lëndime të rënda trupore pasi është goditur me mjet të fortë (thikë) nga bashkëshorti i saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodh të mërkurën rreth orës 05:00, në Skenderaj.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte goditur me mjet të mprehtë (thikë) viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni në një prononcim për Telegrafin ka thënë se të mërkurën prokuroria ka bërë kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarit që besohet se ka goditur bashkëshorten e tij me thikë.

“Rasti ka ndodh në Klinë të Poshtme, në Skenderaj. I dyshuari është në ndalim prej 48 orësh, Dje Prokuroria ka bërë kërkesë, ndërsa sot pritet seanca për caktimin e masës ndaj tij”, ka thënë Preteni.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori