Ky është momenti kur një burrë “i dehur dhe agresiv” rrethohet nga katër pasagjerë që ishin në bord gjatë një fluturimi tetë orësh me aeroplan.

Incidenti ndodhi në aeroplanin e JetBlue, që ishte nisur nga aeroporti Gatwick dhe për destinacion kishte JFK-në e New Yorkut, transmeton Telegrafi.


Në video shihen një grup britanikësh që ndërhyjnë për të ndihmuar stafin e aviokompanisë, për të qetësuar pasagjerin të cilin nuk mund ta frenonin.

Njëri mund të shihet duke e mbajtur për qafe, derisa pasagjeri që dyshohet se ishte i dehur tenton të lirohet nga ata.

Pasagjerët pretendojnë se burri ishte i “dehur dhe bërtiste dhe shfaqte agresivitet”, derisa shëtiste pranë ulëseve të pasagjerëve tjerë.

Kur anëtarët e bordit i kërkuan të qetësohet, ai vetëm sa u nervozua edhe më shumë dhe vazhdoi me avazin e vjetër.

Kështu pasagjerët e tjerë u detyruan të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën. /Telegrafi/