LAJMI I FUNDIT:

Burrat frikësohen nga braktisja më shumë se nga rivaliteti

Burrat frikësohen nga braktisja më shumë se nga rivaliteti

Xhelozia, kjo dukuri e cila që nga epokat më të hershme i ka ngrënë kokën me vrasje, partnerit që tradhton, ka ndërruar shkak, ajo vjen tashmë jo nga rivaliteti, por nga frika e braktisjes.

Ky paralajmërim vjen nga një grup studiuesish mjekoligjorë, të cilët janë mbledhur për të hedhur idetë e reja mbi këtë emocion vdekje-shkaktues.

Sipas studiuesve të mjekësisë ligjore në Itali, ky emocion nuk bëhet shpërthyes nga parandjenja e tradhtisë në çift apo e rivalitetit, por nga frika e braktisjes, dhe pikërisht nga nevoja për t’u siguruar për atësinë e pasardhësit.


”Në vitet e fundit, dhuna ndaj grave deri në ato raste të vrasjeve tragjike ekstreme të partnerit tradhëtar, shkaktohen më së shumti jo nga frika e tjetrit, por nga frika e braktisjes në një moment krize, si ky i tanishmi i krizës, një fenomen që po shkon drejt rritjes”, sqaron Isabella Marzagora Betsos, një kriminologe nga universiteti i Milanos.

Ky fenomen sipas këtij studimi ka të bëjë më skizofreninë aktive dhe me frikën e femrave për braktijse nga burrat në kohën kur ato janë shtatëzënë. Kjo më pas është shkaktar i vrasjeve të shkaktuara nga vuajtjet. /Telegrafi/