LAJMI I FUNDIT:

Burokracia gjermane vështirëson ardhjen e punëtorëve nga shumë vende të botës

Burokracia gjermane vështirëson ardhjen e punëtorëve nga shumë vende të botës

Gjermania synon të tërheqë fuqi punëtore të kualifikuar nga shumë vende të botës. Edhe nga India. Por kur vjen puna tek vizat, kuptohet se sa i nevojshëm është lehtësimi i burokracisë dhe formaliteteve të udhëtimit.

Për Harshad Dev nga qyteti milionësh në Indi, Nasik nuk ishte e lehtë të merrte vizën për në Gjermani, kjo që para pandemisë në vitin 2018. Zhvilluesi i softuerëve duhet të bënte një herë njohjen e diplomës bachelor të kryer në Indi për informatikë, që të mund të vinte të punonte në Gjermani. Atij i duhej të siguronte një vërtetim që punëdhënësi i tij do ta merrte në punë si qytetar nga një vend jashtë BE. Por më e vështirë ishte marrja e një orari për një intervistë për të bërë aplikimin për vizë në Ambasadën gjermane në New Delhi.


“Nuk kishte orare të lira për muaj me radhë. Pas disa javësh arrita ta marr një orar, sepse dikush kishte refuzuar papritur”, rrëfen Harshad.

Nga viti 2018, Dev punon dhe jeton i lumtur në Berlin.

“Në Berlin kishte shumë punë për njerëz si unë në sektorin e IT-së. Gjermania është tani për mua Amerika e re”. thotë ai, që kishte planifikuar të largohej për në SHBA.

31-vjeçari u shpjegon forcave të kualifikuara në Indi në një kanal në YouTube se çfarë dokumentesh duhen dhe cilat janë rrugët e ardhjes në Gjermani.

Gjermania ka nevojë për më shumë fuqi punëtore

Mungesa e fuqisë punëtore është një nga sfidat më të mëdha për ekonominë gjermane.

“Ne presim që në Gjermani do të mbeten të pazëna rreth dy milionë vende pune. Kjo i përket një vëllimi prej 100 miliardë eurosh në potencialin për krijimin e vlerës së punës”, ka thënë kreu i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK), Achim Dercks.

Edhe ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil e quan të nevojshme tërheqjen masive të fuqisë së kualifikuar punëtore nga jashtë BE në vitet e ardhshme.

“Ne kemi nevojë deri në vitin 2035 për rreth shtatë milionë forca të kualifikuara punëtore shtesë”, ka thënë Heil.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka premtuar në vizitën e tij në Indi, që të përshpejtojë ardhjen e fuqisë punëtore nga ky vend në sektorin e IT-së.

Realiteti është ndryshe. Denise Eichhorn nga Dhoma e Tregtisë Gjermano-Indiane në Mumbai mbështet ardhjen e forcave të kualifikuara nga India në Gjermani.

“Njohja e diplomave akademike të Indisë në Gjermani si rregull bëhet shpejt, thotë Eichhorn. Komplikime ka te shkollimet profesionale dhe profesioni i infermierisë.

“Njohja e certifikatave bëhet me një tarifë 400 euro deri në 800 euro. Këtë shumë nuk e ka çdokush. Dhe jo çdokush është gati të investojë këtë shumë, as punëdhënësit gjermanë”, shton ajo.

Eichhorn kërkon që tarifat të ulen.

Vendet në fokus për tërheqjen e fuqisë punëtore

Sipas Agjencisë Federale të Punës aktualisht ka 100 vende të lira për 33 punonjës të kualifikuar të kujdestarisë shëndetësore. Kemi të bëjmë me një mungesë të dukshme të infermierëve, sipas Agjencisë Federale.

Krahas Indisë, edhe Indonezia, Meksika, Kolumbia, Vietnami, Filipinet, Maroku, Tunizia, Egjipti si edhe Brazili janë vendet kryesore në fokus të Gjermanisë për tërheqjen e fuqisë punëtore. Por kjo nuk ndihmon aspak, nëse nuk lehtësohen procedurat e marrjes së vizës, thonë shumë politikanë gjermanë.

Frank Müller-Rosentritt është zëvendësdrejtues i grupit parlamentar Gjermani-Indi në Bundestag.

“Gjermania perceptohet në Indi si vend i progresit dhe mirëqenies. Ndërkohë ëndrrat për Gjermaninë plasin si flluskë sapuni në momentin kur studentët nga India vijnë në kontakt me autoritetet gjermane”, thotë Müller-Rosentritt.

Ata konfrontohen me procese analoge, bëjnë kërkesa dhe presin shumë muaj për një përgjigje, thekson ai dhe kërkon përshpejtimin e procedurave.

Ndryshe Gjermania do të humbasë në konkurrencën botërore për tërheqjen e talenteve dhe studentëve në degë të caktuara. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

Ekonomi
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

MEKA HALAL FOOD
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Kalo në kategori