LAJMI I FUNDIT:

Burimet pranë dyshes thonë se Dua Lipa dhe Callum Turner janë në një lidhje: Ata ‘çmenden’ pas njëri-tjetrit

Burimet pranë dyshes thonë se Dua Lipa dhe Callum Turner janë në një lidhje: Ata ‘çmenden’ pas njëri-tjetrit

Dua Lipa po dyshohet se ka nisur një lidhje të re me aktorin britanik, Callum Turner, pasi dyshja u panë bashkë në një festë në Beverly Hills.

Në pamjet e siguruara nga TMZ, super ylli 28-vjeçar i muzikës pop u shfaq për një kohë të shkurtër duke kërcyer ngadalë me Callum, 33 vjeç, në ngjarjen e së mërkurës mbrëma, shkruan DailyMail.

“Është njohje e re, por ata janë të çmendur për njëri-tjetrin”, tha një burim i brendshëm i dyshes për tabloidin Page Six, duke shtuar: “Ajo ishte në premierë për ta mbështetur atë”.


DailyMail ka kontaktuar me përfaqësuesit për media të këngëtares të cilët ende nuk janë përgjigjur rreth kësaj çështje.

Dua Lipa thotë se e ka lënë përfundimisht duhanin
Lexo po ashtu Dua Lipa thotë se e ka lënë përfundimisht duhanin

Dyshja u panë me fytyrat e tyre afër njëra-tjetrës, megjithëse ishte e paqartë nëse ata u puthën gjatë interludës së tyre romantike.

Teksa u largua nga festa, aktori u pyet nëse ai dhe Dua ishin çift – dhe në vend që të mohonte, ai hodhi benzinë mbi zjarrin duke qëndruar i heshtur.

Dua Lipa thyen rekord, bëhet artistja e parë dhe e vetme në botë që ka tri këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify
Lexo po ashtu Dua Lipa thyen rekord, bëhet artistja e parë dhe e vetme në botë që ka tri këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify

Aktori britanik është pjesë e serialit më të ri “Masters Of The Air” që u dha premierë.

Ngjarja e serialit fokusohet në Luftën e Dytë Botërore dhe krenohet me një kast mbresëlënës që përfshin yllin e “Elvis”, Austin Butler dhe aktorin e “Saltburn”, Barry Keoghan.

Callum është një nga anëtarët kryesorë të kastit në serial, i cili ka Steven Spielberg si një nga producentët e tij dhe Cary Fukunaga si një nga regjisorët e tij.

Ndërkohë Dua nuk është e përfshirë me serialin, duke ngritur kështu një sërë dyshimesh për prezencën e saj në këtë premierë.

Romanca e fundit e Duas vjen e freskët pas ndarjes së saj të supozuar nga i dashuri i saj i fundit, regjisori francez Romain Gavras.

Ky i fundit vite më parë ka qenë në lidhje edhe me shqiptaren tjetër të famshme, Rita Ora. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Magazina
Kalo në kategori