LAJMI I FUNDIT:

Burgosen dy persona për publikimin e fotografive të trupit të Emiliano Salas

Burgosen dy persona për publikimin e fotografive të trupit të Emiliano Salas

Dy persona janë burgosur pas publikimit të fotografive të trupit të Emiliano Salas që ndërroi jetë në fillim të këtij viti.

Drejtori i kompanisë CCTV, Sherry Bray dhe shefi i tij, Christopher Ashford, janë arrestuar sot, derisa gjykata e Swindon i ka dënuar ata me 14 vite e pesë muaj burg.

Dyshja kishin publikuar fotografi të trupit të pajetë të Salah në mënyrë ilegale dhe pa i pyetur familjarët e anëtarit të Cardiffit.


Emiliano Sala (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Në lidhje me këto fotografi, motra e argjentinasit ka thënë se asnjëherë në jetën e saj nuk ka parë diçka më çnjerëzore.

“Unë kam parë në Instagram fotografi të trupit të Emilianos, nuk mund ta besoj se ka këso njerëz në botë”, ka thënë ajo.

Emiliano Salah vdiq nga helmimi me monoksid karboni, para se aeroplani të përplasej në det
Lexo po ashtu Emiliano Salah vdiq nga helmimi me monoksid karboni, para se aeroplani të përplasej në det

“E kam telefonuar agjentin e Emilianos dhe i tregova se fotografitë janë publikuar në internet. E telefonova vëllaun tonë, Dario dhe ai nuk dëshironte t’i shikonte fotot, po ashtu as nëna ime nuk mund t’i shikonte ato”, ka shtuar më tej motra e Salas.

Sala ishte duke e kompletuar kalimin e tij nga Nantes te Cardiffi, mirëpo aeroplani i tij u rrëzuar në brigjet e kanalit të Britanisë së Madhe. /Telegrafi/

Motra e Emiliano Salas