Media holandeze “Dutch Review” i ka kushtuar një artikull të burgosurve dhe sistemit më të ri të ‘kyçjes’ së kriminelëve në vend.
Në artikull flitet për lirinë më të re që i është ofruar të burgosurve brenda qelive dhe sa i suksesshëm ka rezultuar ky ndryshim.
Duket si një lojë “Monopoly” ku falë letrës “Je i lirë të dalësh nga burgu” mund të largohesh nga qelia. Për të qenë më të saktë, të burgosurit në Holandë nuk e kanë këtë mundësi kaq të mirë, megjithatë kanë më shumë liri se të burgosurit e vendeve të tjera.
Atëherë për çfarë bëhet fjalë?!
Autoritetet holandeze, më konkretisht Shërbimi i Institucioneve Gjyqësore (DJI), ka vënë në zbatim një program që përfshin dhjetëra mijëra të burgosur të ‘kyçur’ në 19 burgje.
Një nga aktivitetet që i mban të zënë rojet e burgut gjatë gjithë ditës, është hapja e mbyllja e dyerve të qelive të ashtuquajtura individuale, sepse gjithmonë është dikush që kërkon të shkojë diku, të jetë pjesë e një klase mësimi apo të kryejë një aktivitet.
Në fakt, aq shumë i merr nga koha e tyre ky proces rojeve të burgut, sa që e kanë të pamundur të merren me çështje më të rëndësishme, si mbajtja e burgut në siguri e qetësi të plotë.
Për të rregulluar këtë problem, DJI vendosi të bëjë çelësa për të burgosurit, për të hyrë e dalë vetë nga qelia.
Në këtë mënyrë ata gjithashtu do të sigurohen që askush të mos vjedhë posedimet e vogla që ata kanë, përcjell BW.
E besoni apo jo, të burgosurit i qëndrojnë zbatimit të ligjit brenda burgut më shumë nga sa ju mendoni.
Sigurisht, që në fillim një proces i tillë është eksperimentuar dhe u vu në zbatim pasi u pa që incidentet që ndodhën ishin shumë të pakta. Duket se të burgosurit janë të kënaqur me “lirinë” e tyre të sapokrijuar.
Rezultati
Deri më tani, eksperimenti ka rezultuar i suksesshëm, rojet ndjejnë më pak presion dhe janë më vigjilentë e po ashtu edhe të burgosurit ndjejnë më shumë liri dhe përgjegjësi, duke qenë më pak të dyshimtë për vjedhjet mes tyre.
Pavarësisht disa përpjekjeve sabotuese, gjërat kanë shkuar mirë për sistemin liberal të burgjeve holandeze.
Në tërësi, sistemi i burgjeve holandeze ka parë disa ndryshime të rëndësishme gjatë viteve të fundit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët