LAJMI I FUNDIT:

Burg për agjentin e policisë që ndihmoi Ervis Martinajn të largohet

Burg për agjentin e policisë që ndihmoi Ervis Martinajn të largohet

Në Gjykatën e Kurbinit është zhvilluar sot seanca për komunikimin e masës së sigurisë arrest me burg për Jeton Lamin, agjentin e forcave operacionale që ka ndihmuar, përkrahur dhe transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Avokati i tij është shprehur se do të ankimohet në Apel vendimi për një masë më të butë sigurie.

Ervis Martinaj dyshohet se javët e fundit ishte strehuar në qytetin e Durrësit, ndërkohë që familjarët e tij e denoncuan në polici se kishin humbur çdo lloj kontakti me të.


Gazetari Eni Ferhati raporton se burime nga Policia dhe nga Prokuroria e Kurbinit bëjnë me dije se javët e fundit janë bërë kërkime në zonën e Durrësit dhe ka rezultuar se i shumëkërkuari ishte strehuar në këtë zonë.

Deri më 13 gusht, Martinaj është strehuar në këtë qytet dhe më pas dyshohet punonjësi i polici Jeton Lami e ka transportuar atë drejt qytetit të Tiranës.

Burimet bëjnë me dije se Martinaj zgjodhi Lami për ta transportuar në këmbim të ryshfetit, pasi ky i fundit ka pasur informacion se ku ndodheshin postblloqet e Policisë. Në këtë mënyrë Martinaj mund të lëvizte pa problem dhe pa u pikasur nga punonjësi i policisë. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori