Claude Parkinson dhe dy adoleshentë të tjerë që nuk mund të emërohen për shkak se janë të mitur, u dënuan me gjithsej 13 vjet burg, pasi kishin vjedhur 103 telefona në Portland të Anglisë.

Adoleshenti 18-vjeçar, si dhe dy tjerë 15 dhe 16-vjeçar, shfrytëzuan motoçikletat dhe shufra metalike, për të grabitur pajisjet nga kalimtarët që flisnin apo shkruanin në to, transmeton Telegrafi.


Burg foto 2 Parkinson që ishte ne krye të grupit

Brenda 18 ditësh, ata kanë shfrytëzuar të njëjtën formë dhe shfrytëzonin hutinë e viktimave, që të largohen më pas me telefonat e shtrenjtë.

Sasia e vjedhur tani është në duar të forcave të rendit, të cilët po bëjnë hetime, në përpjekje që t’i kthejnë sërish te pronarët. /Telegrafi/