Burak Ozcivit është një prej aktorëve turk më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Aktorin e kemi parë gjithmonë në projekte të serialeve, por kësaj radhe ka filluar punën në film.


Por, gjatë xhirimeve të filmit më të ri “Can Feda” bashkëshorti i Fahriye Evcen ka pësuar një lëndim të rëndë.

aktor 4

Ai është dërguar me urgjencë në një spital të afërt të qytetit të Stambollit për ekzaminime mjekësore.

Sipas të dhënave të para, 32-vjeçari ka këputur ligamentet e këmbës së majtë dhe për këtë duhet të pushojë.

aktore

Ndryshe, mediat ditë më parë kanë raportuar se Ozcivit ka tradhtuar gruan me modelen, Victoria Bonya.

Theksojmë se kjo e fundit ka reaguar duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e mediave turke. /Telegrafi/

aktoree

akt

aktore 2