Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki beson fuqishëm se ekipi është në rritje e sipër. Në një intervistë për “IndeksOnline”, Bunjaki thotë se profesioni që ai ka është e kuptueshme të kritikohesh por edhe të lavdërohesh.
“Profesioni që unë e kam, ka kritika ka lëvdata. Kritikohesh nga trajner por edhe lavdërohesh. Është normale sepse jemi në atë fazën e parë që ne kemi filluar me kriju lojë dhe identitet të lojës. Kemi punuar shtatë-tetë vjet për me i pru këta lojtarë. Kemi marr talent të mëdhenj. Së fundi që është Donis Avdijaj i cili refuzoi Gjermaninë U21 vetëm që me ardhur me neve. Kemi luajtur kundër kundërshtarëve që kanë qenë në kampionatin Evropian, madje edhe çerek finalist të evropianit. Përkundër faktit se kemi kundërshtar superior kemi tregu se Kosova është arrë e fortë, kjo tregon që jemi në ngritje përkundër faktit se jemi ekipi më i ri në botë”, ka thënë Bunjaki për IndeksOnline.
Së fundi qarkulluan disa zëra se Ardian Kozniku mund të jetë zëvendësuesi i Albert Bunjakit, ky i fundit nëse largohet nga përfaqësuesja. Por, një gjë e tillë nuk pritet të ndodh.
“Mua më vjen shumë keq, po Kosova ka arrit me kriju një identitet. Ka arrit me i pru talentet më të mirë që ekzistojnë. Edhe trajneri i Islandës e lëvdon lojën e Kosovës, thotë që kemi pasur fat që fituam kundër Kosovës. Kosova ka një grup mjaftë interesant”, ka shtuar trajneri kosovar.
Kosova nuk po zhvillon lojë miqësore, gjë e cila mund të jetë një nga shkaqet kryesore për humbjet e fundit në kualifikimet e botërorit “Rusia 2018”.
“Nuk dua ta kërkoj fajin. Ne duam t’i shkojmë proceset pozitive. Për gjashtë muaj, kemi arrit me kriju një kombëtare që është mjaftë një arrë e fortë edhe për kombëtaret që kanë qenë në kampionatin evropian. Qëllimi ynë, për kampionatin botëror është vetëm për krijim të ekipit. Por kemi pasur edhe ngritje në ranglistën e FIFA-s”.
Pas ndeshjes kundër Islandës, ka pasur shumë përçarje nga tifo grupi “Dardanët”, por Bunjaku edhe pse nuk i takon të flas për këtë gjë, ai mendon se tifozët kosovarë janë më të mirët në botë.
“Unë mundem me tu përgjigj për çështje sportive, por edhe mundem me thënë se Kosova ka tifozët më të mirë në botë, ata janë një familje kanë ardhur kudo që kemi luajtur”, ka përfunduar Bunjaki.
Kosova ndeshjen e radhës do ta luaj sërish në “Loro Boriqi” të Shkodrës. Kundërshtari i radhës do të jetë kombëtarja e Turqisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Milani etiketon tre trajnerë për të zëvendësuar Conceicaon, Fabregas favorit

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Legjenda e Ligës Premier akuzohet për përdhunimin e një të miture

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk