Bulliqi: Caktohet lokacioni për ndërtimin e çerdhes në Balloc

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se kanë caktuar lokacionin për ndërtimin e çerdhes në Balloc.
Bulliqi ka falënderuar Kuvendin Komunal për miratimin e propozimit.
"Sot në seancën e Kuvendit Komunal u miratua propozim/vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e çerdhes publike në fshatin Balloc. Çerdhja e re do të ndërtohet në oborrin e shkollës “Dëshmorët e Kombit”. I falënderoj asamblistët e Kuvendit për mbështetjen e këtij propozim/vendimi. Poashtu i falënderoj edhe Ministrinë e Arsimit për financimin e këtij projekti të rëndësishëm", thotë ai.
Bulliqi tutje ka shkruar "E gëzofshin banorët e Ballocit dhe lagjet përreth këtë projekt"./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































