LAJMI I FUNDIT:

Bullgarët blejnë ‘Telekom Albania’

Bullgarët blejnë ‘Telekom Albania’

Telekom Albania është në mbyllje të negociatave për shitjen e kompanisë tek aksioneri kryesor i shoqërisë bullgare të telekomunikacioneve Vivacom, Spas Roussev.

Telekom Albania ka disa kohë që negocion me blerës të ndryshëm dhe mësohet se procesi po shkon drejt përfundimit. Sikurse është raportuar edhe më herët, Deutsche Telekom do t’ia shesë degën shqiptare Spas Roussev, i cili punon në partneritet me Elvin Gurin, një investitor i mirënjohur shqiptar, i cili ka jetuar në Bullgari 20 vitet e fundit.


Nuk qe e mundur që t’i merrej një koment Spas Roussev për këtë operacion. Ndërkohë, i pyetur lidhur me këtë transaksion, Guri tha se nuk mund të bënte komente për procesin në vetvete.

Megjithatë, ai shtoi se “Kam kohë që mendoj të investoj në Shqipëri. Duke qenë se kam 27 vjet që jam larguar, e konsideroj si detyrim moral të gjej mënyra dhe mjete për të investuar në vendin tim. Sot, Shqipëria është një destinacion i qetë dhe tërheqës për investime, sidomos për dikë si unë”.

Aktualisht, Vivacom me aksioner kryesor Spas Rouseev, është kompania më e madhe e telekomunikacioneve në Bullgari që ofron shërbimet më cilësore të kategorisë.

Ajo pati një vit të fuqishëm financiar në 2017 sa i takon anës operacionale dhe performancës financiare, me të ardhura prej 455 milionë eurosh dhe fitime prej 165 milionë eurosh.

Aksioneri tjetër është Elvin Guri, i cili ka punuar si bankier, themelues kompanie dhe drejtor, dhe si investitor për më shumë se 20 vjet. CV-ja e tij përfshin eksperienca të shumta si Price Waterhouse, BERZH, dhe BNP Paribas.

Kompania e tij River Styxx Capital ka qenë e përfshirë në transaksione në disa shtete në rajon dhe më gjerë. Ai ka studiuar te Universiteti Amerikan në Bullgari dhe në Universitetin e Oksfordit. /TCH /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori