Pushimin nga xhirimi i serisë hit “Familja moderne” Sofia Vergara e ka shfrytëzuar për shkëlqim mode në premierën e filmit të vet të ri.

Kolumbiania më e njohur në botë, por njëherësh edhe aktorja më e paguar televizive, në premierën e filmit “The Female Brain” ka mrekulluar me paraqitjen e veshur me fustan me dantella ngjyrë të verdhë mbresëlënëse, transmeton Telegrafi.


Kreacionin nën gjunjë, pos dantellave efektive, e ka zbukuruar edhe me detaje trend me supe të zbuluara, ndërkaq është vepër e Martha Medeiros, disenjatore e preferuar të Sofisë.

550207

Seksipilitetin e lindur kolumbiania atraktive edhe këtë herë e ka nxjerrë në pah me platformën e këpucëve, flokët e rregulluar me tallaze dhe pothuajse me grimin e pavërejtur, ndërkaq dukjen me sjellje të mirë e ka rrumbullakuar me shtojcën e vëthëve të varur dhe me byzylykë të shumtë.

41832F4000000578 4614708 image m 38 1497767791604

/Telegrafi/