LAJMI I FUNDIT:

Bukuria e hijesimit të toneve jeshile: Theksoni thellësinë e pamjes suaj

Bukuria e hijesimit të toneve jeshile: Theksoni thellësinë e pamjes suaj

Natyra është frymëzimi i përjetshëm për shtëpitë kozmetike që na ofrojnë paleta hijesimesh të toneve të ndryshme

E gjelbra u përshtatet të gjitha ngjyrave të bebëzave së syrit – zgjidhni nuancat që e theksojnë atë, transmeton Telegrafi.


Për stilin e ditës ka nuanca si fëstëku, ndërsa mbrëmja është e rezervuar për ngjyrën e ndezur smerald.

Hijesimet pastel nuk duhet të aplikohen në mënyrë perfekte, mjaftojnë disa goditje me furçë ose mollëza gishtash.

‘Smokey’ në tone smeraldi është perfekt për një mbrëmje jashtë.

Nga kombinimet e toneve, jeshile dhe kafe pastel do të duken të shkëlqyera.

Selena Gomez e di se cilat tekstura duken mirë në diell.

Buzëkuqet me ngjyrë lëkure duken shumë bukur me këto rimel të mrekullueshëm.

Brezi i tekno-s i pëlqen gjithashtu ngjyra e neonit, nuanca që kanë grimca ultra mbresëlënëse.

Dinamikë do t’i japë syrit edhe nuanca e të verdhës që shkon shumë me jeshile.

‘Smokey eyes’ më të errët gjithashtu shkojnë mirë me ngjyra të tilla si ari dhe bronzi.

/Telegrafi/