LAJMI I FUNDIT:

Bujqit t’i paraqesin dëmet nga temperaturat e ulëta

Bujqit t’i paraqesin dëmet nga temperaturat e ulëta

Komuna e Kavadarit bën thirrje deri te bujqit që t’i paraqesin dëmet mbi kulturat bujqësore të pësuara nga temperaturat e ulëta në ditët e fundit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga komuna informojnë se bëhet fjalë për dëmet e ndodhura në periudhën 26 deri 28 prill të këtij viti.


‘Përkundër kërkesës për dëmet, paraqitjet duhet të jenë të përmbushura me fotokopje të letër njoftimit, fotokopje e transaksionit të llogarisë dhe fletë pronësi si dëshmi për pronësi të pronës’, thonë nga komuna.

Paraqitjet e dëmeve mund të kryhen çdo ditë pune nga ora 8:30 deri 16:30 deri të mërkurën tjetër, të hapësirës së qendrës për shërbime në komnunën Kavadarci. /Telegrafi/