LAJMI I FUNDIT:

Bujqit, Qeveria të sigurojë eksportin e produkteve

Bujqit, Qeveria të sigurojë eksportin e produkteve

Bujqit e Kosovës vazhdojnë të përballen me sfida e barriera të ndryshme. Ata ende nuk e kanë të lehtë t`i eksportojnë produktet e tyre, e madje nuk janë të kënaqur as me çmimet që ata i vënë në tregun e Kosovës. E ky vit, për bujqit e Kosovës ishte mjaftë i vështirë, parë edhe nga aspekti i prodhimtarisë, për shkak të dëmeve që u janë bërë gjatë reshjeve dhe vërshimeve të shpeshta gjatë këtij viti.

Ata nuk janë të kënaqur as me përkrahjen e Qeverisë, kjo për shkak se atyre nuk u janë dhënë subvencionet e premtuara, përveç disa dokumenteve të cilëve u janë siguruar për disa kultura bujqësore.


Ndërsa, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë thonë se kjo ministri, po i mbështetë fermerët qe disa vite përmes programit të tyre që është në dy kategori, atë përmes granteve dhe programi mbështetës përmes subvencioneve. Deri në fund të vitit 2014, sipas tyre pritet të ndahen mjete rreth 3 milionë euro, për pagesa direkte për perime në fushë të hapur. Por një gjë e tillë, sipas njohësve të ekonomisë, nuk është e mjaftueshme.

Muharrem Zhuniqi, bujk nga Fortesa e Rahovecit, thotë se ky vit për ta ka qenë shumë më i dobët. “Mbjelljet vjeshtore për momentin, sivjet verë më e dobët s`ka qenë kurrë, edhe çmime s`kemi hiq, eksporti s`na lejohet me eksportuar askund. E importi vjen nga gjitha anët, prej Shqipërisë prej Maqedonisë, prej gjitha shteteve….. aspak hiq 0 na ka premtuar subvencione, s`na kanë dhënë hiq, 500 euro, po s`na kanë dhënë asnjë cent, me apliku kemi aplikuar po me marr s`kemi marr kurgjo”, tha ai për KosovaPress.

Një gjë të tillë e ka pohuar edhe Bejtullah Kelemendi, po ashtu bujk nga Fortesa. Ai thotë për KosovaPress se pasiqë nuk mund të eksportojnë, tek ta ndodhë ndonjëherë që vijnë tregtarë nga Novi Pazari, e i blejnë produktet e tyre.

“Çmimet shumë të dobëta janë, kurrë më keq s`janë kon. Edhe prodhim nuk ka si vitet e tjera, mirëpo çmimet janë hala më të ulëta.. Ne nuk eksportojmë vetëm në treg vijmë. Duhet t`i falënderojmë disa bashkëfshatarë që kanë lidhje me myslimanë të Novi Pazarit ,që e tubojnë edhe ai është çmim shumë i dobët, mirëpo mos me marr edhe ata me siguri kish me u gjujt krejt…. S`janë kushtet për eksport, qeveria na ka premtuar në vakt të zgjedhjeve, edhe s`ka kurgjo. Ato tri euro në ari nuk është ajo ndihmë e bujqve, për neve është me na e siguru mallin ku me qu, se s`është asgjë ajo 3 euro ari, treqind euro në hektarë t’i jep, e ne dëmtohemi 300 euro në turr të specit përnjëherë e gjuajmë kur s`ka çmim”, tha Kelmendi, për KosovaPress.

E Isuf Cikaqi, drejtor i politikave bujqësore, nga Ministria e Bujqësisë, tha për KosovaPress se fermerët e Kosovës ka disa vite që mbështeten nga ministria, përmes programit të granteve dhe programit të subvencioneve, ose para direkte.

Sipas tij, këtë vit do të fillojnë me mbështetje nga 300 euro për hektarë, për 23 kultura perimore. “Është filluar me një shumë të vogël mjetesh dhe me një program të ngushtë të mbështetjes së sektorëve të ndryshëm. Për fat të mirë duke u rrit buxheti nga viti në vit edhe programi ka shkuar duke u zgjeruar edhe shuma e mjeteve duke u rritur dhe tani aktualisht thuajse mbulojmë një pjesë të madhe të gjithë sektorëve të cilët i mbështesim qoftë përmes granteve qoftë subvencioneve… Tek perimet për herë të parë po mbështet sektori i perimeve me fushë të hapur, për 23 kultura perimore, të cilat janë më të përhapura, ose të cilat të kultivuara në një sipërfaqe më të mëdha dhe për këto 23 kultura që e kemi shpallur thirrjen, bazuar në shumë analiza kemi ardhë në përfundim se do të fillohet me mbështetje prej 300 euro për hektarë. Dhe në vitet e tjera shikohet mundësia e shumës së mjeteve ose mundësia e ndryshimit të dokumentacionit të nevojshëm apo kriteret”, tha ai.

Por përkundër bujqve të cilët thonë se kanë probleme për eksport, një gjë të tillë, Cikaqi, nuk e mbështetë. “Kosova ka kultura bujqësore të cilat në sezone të caktuara i plotësojnë nevojat e veta me ato kultura, ose me atë prodhim. Ka edhe hiperprodhimi i cili është një potencial për t`u eksportuar qoftë edhe jashtë vendit. Deri më tani nuk kemi ndonjë problem të theksuar që ka bërë pengesë për paraqitjen ose për dërgimin e atij malli jashtë shtetit varësisht edhe prej specifikave të atij sektorit ose të atij produkti bujqësorë. Krejt çka është në kompetencë të MB është pajisja me dokumentacion për atë produkt bujqësorë. Mirëpo nuk ka pasur ndonjë problem të caktuar”, ka thënë ai.

Safet Gërxhaliu, kryetarë i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se edhe pse Ministria e Bujqësisë po mundohet t`i mbështetë bujqit, për ta dhe për mbështetjen e prodhimeve vendore, duhet bërë më tepër.

Sipas Gërxhaliut duhet bërë edhe për brendimin e produkteve kosovare të cilat më letë mund të depërtojnë në tregje të ndryshme. “Kohëve të fundit ka pas një mbështetje institucionale nga Ministria e Bujqësisë por e tëra kjo nuk mjafton që produktet ‘Made in Kosova’ të jenë konkurrente, qoftë në tregun rajonal, qoftë në tregun evropian. Ajo çfarë është më shqetësuese është fakti se ata nuk kanë një dominancë në tregun e Kosovës, nga vet fakti që janë vërshuar importet, produktet e njëjta nga vendet e ndryshme, si nga Maqedonia, Shqipëria, Turqia dhe Greqia. E tëra kjo vërtetë e dëmton prodhimin kosovarë. Por ajo çka duhet të mendohet në të ardhmen është që ,krahas subvencioneve të ndryshme për sektorin privat që merret me prodhimin e këtyre produkteve, në rend të parë të sigurohet mbrojtje dhe një pozicionim i barabartë me konkurrencën, e cila në momente të caktuara është vërtetë mjaftë shqetësuese dhe e dyta të ngritën kapacitete profesionalet për shfrytëzim maksimal të mundësive në këtë sektorë”, tha Gërxhaliu.

Ai thekson se jo gjithmonë subvencionet, paratë direkte janë ndihmesë e madhe për prodhuesit vendorë. Sipas tij, ka forma të ndryshme të mbështetjes së prodhimeve, e që disa shtete u paguajnë atyre edhe shpenzimet elektrike, por ka vende që dhurojnë edhe plehra artificiale me të vetmin qellim që prodhimet vendore të arrijnë në tregjet e jashtme, e që për fat të keq, sipas tij, një gjë e tillë nuk praktikohet në Kosovë.

“Jemi dëshmitarë të rënies normë të dozës së nacionalizmit ekonomik, gjitha shtetet e rajonit e kanë një dozë të theksuar të nacionalizmit ekonomik. Nuk është diçka negative, është trend që kanë gjitha shtetet besojë që edhe Kosova me kalimin e kohës duhet t`ia imponojë vetit të jenë të orientuar drejtë shfrytëzimit të produkteve “Made in Kosova”, në qoftëse mendojë që të kontribuojnë në aspekt social, në aspekt ekonomik dhe në aspekt të brendimin të produkteve ‘Made in Kosova’”, ka thënë ai.

E kur flitet për dëmet e shkaktuara, Isuf Cikaqi, thotë se Ministria e Bujqësisë nuk ka fond të veçantë për kompensimin e përsëritshëm të dëmeve nga fatkeqësitë elementare natyrore, por sipas tij, deri në fund të vitit pritet që të krijohet një fond i veçantë e më pas të jetë fond i rregullt. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe ujit Tepelena

Elfije Boletini

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Ekonomi
Kalo në kategori