LAJMI I FUNDIT:

Buick Regal i ri pëson ndryshime të lehta, do të shitet vetëm në tregun kinez

Buick Regal i ri pëson ndryshime të lehta, do të shitet vetëm në tregun kinez

Tregu kinez ka kërkesë të madhe për Buick, andaj Regal i ri nuk pritet të shitet në shtete tjera

Shumë prodhues krijojnë makina, të cilët i përshtatin vetëm për tregun kinez dhe nuk i shesin edhe ne tregje tjera, transmeton Telegrafi.


BMW 1 Series sedan është një makinë shumë e mirë, që shitet vetëm në Kinë dhe nuk është në dispozicion në ndonjë shtet tjetër.

Kështu duket se do të ndodhë edhe më Buick Regal të ri, që ka pësuar ndryshime të lehta në krahasim me modelin aktual, bazuar në këto imazhe të rrjedhura.

Vetëm tri imazhe kanë rrjedhur, nga një bazë e prodhimit të tyre, që është ndërtuar vite më parë në Kinë dhe derisa sa nuk ka rezolucion të mirë, mjafton t’i shihen linjat që ka.

Pjesa e përparme dhe e pasme kanë ndryshime të konsiderueshme, përshirë dritat dhe formën trapezoide të përfundimit të gypave për nxjerrjen e gazrave.

Në tregun kinez të mbushur me makina Buick, modeli i ri Regal, pritet të jetë shumë i kërkuar pasi duket të jetë një makinë shumë e mirë. /Telegrafi/