LAJMI I FUNDIT:

Bugatti i vitit 1991, mund të shitet deri në një milion euro (Foto)

Bugatti i vitit 1991, mund të shitet deri në një milion euro (Foto)

I lansuar në vitin 1991, ky Bugatti Veyron nga një edicion prej 139 njësive, kishte dal në shitje për 380 mijë dollarë.

Prej kur është blerë, është vozitur për vetëm 4,500 kilometra dhe tërë kohës qëndroi në ekspozitën e një koleksionuesi, transmeton Telegrafi.


Tani që ka vendosur ta shesë, pritet që të arrijë rreth një milion dollarë, pasi ka shumë oferta.

Ky Veyron me 550 kuajfuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë arrin për 3.6-sekonda, ndërsa ka shpejtësi maksimale prej 340 kilometrave në orë. /Telegrafi/