LAJMI I FUNDIT:

Bugatti EB110 dhe Ferrari F40 matin forcat në pistë, në garë u bashkohet edhe Dodge Viper

Bugatti EB110 dhe Ferrari F40 matin forcat në pistë, në garë u bashkohet edhe Dodge Viper

Dy super-vetura nga vitet e 90-ta, Bugatti EB110 dhe Ferrari F40, kanë matur forcat në garën e përshpejtimit, që në kanalin e saj zyrtare në YouTube e postoi revista Carwow.

F40 i prodhuar në vitin 1991 vihet në lëvizje nga motori 2.9 litërsh twin-turbo V8 nga Ferrari që prodhon 480 kuaj-fuqi, kurse fuqia motorike bartet në rrotat e pasme falë ndërruesit manual me pesë shpejtësi.


EB110 i prodhuar më 1994 ka motor 3.5 litërsh quad-turbo V12 që prodhon 560 kuaj-fuqi, që ka ndërrues manual me gjashtë shpejtësi dhe bën tërheqje me të katër rrotat e peshon 1.690 kilogramë.

Këto të dhëna paralajmërojnë fitoren e Bugatti, por Ferrari më motor më pak kompleks do të thotë se me peshën total prej 1.350 kilogramë është për 340 kilogramë më i lehtë sesa rivali.

Bugatti kishte përparësi në start ku shoferi Mat Watson mbante në duar timonin, i cili deri në gjysmën e garës, përkatësisht në 402 metra mendoi se kishte në dorë fitoren. Megjithatë, Ferrari kapi momentumin dhe kaloi rivalin pak metra para vijës së ‘finishit’.

Për fat, shoferët nuk arritën ta përsëritën tentimin për shkak të një prishje në modelin EB110. Ekipi kishte si “rezervë” një Dodge Viper që ka motor V10 që prodhon 400 kuaj-fuqi.

Viper arriti ta lë pas modelin legjendar të Ferrari, F40 në garën e parë, kurse në të dytën Ferrari ishte dukshëm më i mirë. /Telegrafi/