LAJMI I FUNDIT:

Bugatti me crossover që ka 1,000 kuaj fuqi (Foto)

Bugatti me crossover që ka 1,000 kuaj fuqi (Foto)

Nëse projekti merr dritën e gjelbër, Bugatti mund ta prodhojë një crossover deri më 2023

Tashmë dihet se Bugatti është duke punuar në një crossover të ri, që do të jetë i ngjashëm me Chiron, transmeton Telegrafi.

Sipas një raporti të ri, kjo makinë do të jetë rivale me Royale, që është një limuzinë tërësisht elektrike.

Car Magazine raporton se prodhuesi francez, planifikon të ndërtojnë një crossover me dy dyer, të frymëzuar nga këto lloj makinash.

Kompania tashmë e ka kryer pjesën e vet, ndërsa pret aprovimin e Volkswagen Group, që makina të hyjë në prodhim.

Sipas të gjitha gjasave, do të ketë 1,000 kuaj fuqi, ndërsa mund të lansohet brenda katër vitesh. /Telegrafi/