Opinioni arriti ta sheh prototipin e modelit të Bugatti Centodieci për herë të parë në vitin 2019, e vetëm nëntë blerësit e kësaj veture sportive do të duhej ta ngisnin mjetin e tyre kah mesi i vitit të ardhshëm.

Përveç se është i kufizuar numri i veturave të prodhuara, nga “atelieja” e Bugatti së shpejti do të pasurohet me modelin e ri të bazuar në EB110 nga vitet e 90-ta, që do të prodhohet në vetëm nëntë njësi dhe që të gjithë prej kohësh janë shitur, transmeton Telegrafi.


Në formë prototipi, Centodieci u prezantua në vitin 2019 dhe prej atëherë është në fazë të zhvillimi dhe testimit në kushte të ndryshme klimatike në mbarë botën.

3 27

Bugatti me fotografitë më të fundit ka treguar modelin testues Centodieci i shoqëruar nga modelet Chiron Pur Sport dhe Chiron Super Sport, ku po testohej në temperatura tejet të larta që inxhinierët e Bugattit dhe shoferët testuar këtë verë i realizuan në jugperëndim të SHBA-ve.

4 22

Testimet e gjata nuk janë risi në Bugatti, ku shpesh inxhinierët insistojnë që mjetet e tyre të testohen në temperatura edhe në minus 50 gradë celsius, e për Centodieci (që kushton tetë milionë euro).

5 14

Centodieci është pasardhës i Chiron, që e vë në lëvizje motori me 8.0 litra me 16 cilindra që me ndihmën e tre turbo-charge zhvillon 1.600 kuaj-fuqi, që janë mjaftueshëm që shpejtësia nga 0-100 kilometra në orë të arrihet për 2.4 sekonda e atë nga 0-300 kilometra në orë për 13.1 sekonda. Shpejtësia maksimale e kësaj veture është e kufizuar në mënyrë elektronike në 380 km/h. /Telegrafi/

6 13

7 11

8 11