Marcy Blum, një organizatore e njohur e dasmave për yje të famshëm, ka zbuluar se Jennifer Lopez kishte shprehur dëshirën që Bruno Mars të performonte në dasmën e saj me Alex Rodriguez – tashmë e anuluar – por hoqi dorë për shkak të çmimit “tepër të lartë”. Në një podcast, Blum ndau gjithashtu shumën e pretenduar që këngëtari kishte kërkuar.
Duke kujtuar disa nga ngjarjet më të mëdha që kishte organizuar, Blum rrëfeu se, teksa po diskutonte detajet për dasmën e planifikuar të çiftit Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez – një ceremoni që nuk u mbajt kurrë – kishte mësuar për kërkesat befasuese të Brunos.
“Po punonim me J.Lo dhe Alex përpara se ata të ndaheshin. Ata po shqyrtonin listën e muzikantëve dhe Jennifer pyeti: ‘Çfarë mendoni për Bruno Mars?'”, tregoi Blum. Autorja e librit “Wedding Planning for Dummies” kujtoi se i kishte thënë Lopezit se kishte bashkëpunuar me Mars në një dasmë tjetër dhe se ai kishte marrë 5 milionë dollarë për një performancë prej 45 minutash deri në një orë. “Mos bëj shaka!”, kishte thënë ajo me shaka ndaj J.Lo.
Blum theksoi se tani mund ta ndajë këtë histori, pasi nuk kishte nënshkruar asnjë marrëveshje për ruajtjen e konfidencialitetit gjatë organizimit të dasmës së Lopez dhe Rodriguez.
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nisën lidhjen në vitin 2017 dhe u fejuan dy vite më vonë. Çifti planifikoi një dasmë madhështore në Itali në vitin 2020, por pandemia e COVID-19 i detyroi të shtynin ceremoninë. Në fund, ata i dhanë fund marrëdhënies në vitin 2021.
Pas ndarjes me Rodriguez, Lopez rifilloi romancën me Ben Affleck. Në vitin 2022, çifti u martua në një ceremoni sekrete – pothuajse dy dekada pas lidhjes së tyre të parë në fillim të viteve 2000 – dhe më pas mbajtën një ceremoni formale në Georgia.
Pavarësisht ëndrrës së fansave për një fund të lumtur, në gusht të vitit 2024, Lopez paraqiti kërkesë për divorc nga Affleck, duke përmendur “mosmarrëveshje të pakapërcyeshme”.
Megjithatë, ata kanë ruajtur marrëdhënie miqësore, si dhe familjet e tyre. Jennifer, që ndan binjakët Max dhe Emme me ish-bashkëshortin Marc Anthony, dhe fëmijët e Affleck – Violet, Seraphina dhe Samuel – qëndrojnë në kontakt dhe takohen herë pas here. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Pacino zbulon se i vjen keq për mundësitë e humbura në karrierë, përfshirë rolin në “Star Wars”

G Bani nuk merr mësim – përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri – i afrohet edhe te fytyra

Katër muaj pas humbjes tragjike, zbulohet niveli i alkoolit në gjakun e Liam Payne

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Hatërmbetje e ftohje raporti mes tyre - Jozi sqarohet me Loredanën

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Gjesti - Eglit: Të betohem që nuk të dua dhe nuk xhelozoj për ty

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe