Inflacioni mbetet i lartë. Parashikimet e BE për zhvillimet në Eurozonë. Si qëndron puna me Gjermaninë?
Sipas një parashikimi të Komisionit të BE-së, ekonomia në BE do të jetë më e qëndrueshme sesa mendohej vitin e kaluar. Autoritetet e BE presin një rritje prej 1 për qind.
Në parashikimin e dimrit, të publikuar në shkurt, Komisioni ende supozonte një rritje prej 0.8 për qind. Autoriteti tani parashikon një rritje prej 1.1 për qind për vendet në Eurozonë – pas 0.9 për qind në parashikimin e dimrit.
Ekonomia evropiane dhe botërore po përballet me rreziqet që lindin nga lufta në Ukrainë, por ekonomia është treguar më e qëndrueshme sesa mendohej: çmimet dukshëm më të ulëta të energjisë kanë ndikuar edhe në uljen e kostove të kompanive, thonë autoritetet evropiane.
“Ekonomia evropiane është në gjendje më të mirë sesa supozohej në vjeshtë”, tha Komisioneri i BE-së për Ekonomi, Paolo Gentiloni.
Për vitin e ardhshëm, Komisioni parashikon një rritje prej 1.7 për qind, ndërsa në dimër parashikohej rritje prej 1.6 për qind. Për zonën e euros, ajo pret një rritje prej 1.6 për qind më 2024 (më parë: 1.5 për qind).
Inflacioni mbetet problem i lartë
Komisioni i BE-së supozon se presioni i çmimeve do të mbetet i lartë.
“Inflacioni ka rezultuar më kokëfortë se sa pritej”, theksoi ai.
Komisioni pret një normë inflacioni prej 6.8 për qind për Gjermaninë më 2023, ndërsa parashikimet në shkurt ishin 6.3 për qind. Për Eurozonën vlerësohet se inflacioni do të jetë 5.8 për qind, ndërsa më parë thuhej se do të jetë 5.6 për qind.
Normat e inflacionit më 2024 në Gjermanika të ngjarë të mbeten të larta në 2.7 për qind dhe në Eurozonë në 2.8 për qind.
Banka Qendrore Evropiane synon një normë afatmesme të inflacionit prej 2.0 për qind për Eurozonën, e cila konsiderohet ideale për ekonominë.
Kryeekonomisti i BQE, Philip Lane pret që inflacioni në Eurozonë të lehtësohet ndjeshëm gjatë vitit. Për BQE-në, lufta kundër rritjes së vazhdueshme të çmimeve nuk është fituar ende. Në prill, norma e inflacionit u rrit lehtë në 7.0 për qind, pasi ra në 6.9 për qind në mars nga 8.5 për qind sa ishte në shkurt.
Komisioni i BE-së është më i kujdesshëm në lidhje me perspektivat ekonomike për Gjermaninë sesa qeveria federale.
Autoritetet e Brukselit presin një rritje prej vetëm 0.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në vitin aktual. Kjo është 0.2 pikë përqindjeje më pak se parashikimet e ministrit të Ekonomisë, Robert Habeck. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masat e SHBA-së ndaj Kinës pritet të ndikojnë në rritjen e çmimit të derivateve në Kosovë

Trump kritikon ashpër kreun e Bankës Qendrore Amerikane

Nga buzëqeshjet te flokët - 'Care and Hair Fix' transformon estetikën me teknologjinë më të avancuar në Ballkan

Pse Emona Center është zgjedhja juaj për blerje ekonomike dhe cilësore?

Mos e humbisni shansin - Aplikoni tani për punë në Popeyes dhe Firehouse Subs në Prishtinë!

Fluturoni çdo ditë nga Prishtina në Düsseldorf me çmime speciale!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura