LAJMI I FUNDIT:

Britney Spears tregon barkun e tonifikuar me bikini ndërsa shijon muajin e mjaltit me bashkëshortin Sam Asghari

Britney Spears tregon barkun e tonifikuar me bikini ndërsa shijon muajin e mjaltit me bashkëshortin Sam Asghari

Britney Spears dukej fenomenale teksa shijoi një muaj mjalti tropikal me bashkëshortin e saj model Sam Asghari, pas dasmës së tyre në qershor.

Krijuesja e hitit “Gimmie More”, postoi një video të zjarrtë në Instagramin e saj në Ditën e Pavarësisë, teksa dëfrente në plazh me bikini neoni të gjelbra dhe rozë që tregonin formën e saj të tonifikuar.


Ndonëse moti dukej i mirë në klip, këngëtarja u ankua për mungesën e diellit, duke shkruar: “Sigurisht që në muajin tim të mjaltit dielli nuk del!!”.

Bukuroshja bionde i tërhoqi flokët e saj të gjata në një topuz të mbajtur së bashku nga dora e saj, ndërsa ajo përpëlitej në ujë dhe fërkonte rërën në trupin e saj.

Historia pas vathëve në formën e letrës higjienike të miratuar nga Britney Spears
Lexo po ashtu Historia pas vathëve në formën e letrës higjienike të miratuar nga Britney Spears

Videoja duket se është realizuar nga bashkëshorti i saj, hija e të cilit mund të shihej gjatë gjithë kohës.

Në fund ajo shtoi një klip të shpejtë të një pjate frutash të prera bukur dhe vazhdoi të tregojë se sa fruta ka shijuar gjatë kësaj kohe.  /Telegrafi/