Britney Spears dhe Madonna rikrijuan puthjen ikonike nga VMA-të e vitit 2003 në dasmën e saj të zhurmshme, në martesën e saj me Sam Asghari të enjten (9 qershor).

Këngëtarja 40 vjeç, dhe ylli i popit, Madonna shkëmbyen puthjen në rezidencën luksoze të Britney, e cila kishte ndryshuar fustanin e saj mahnitës të bardhë në një fustan të kuq të shkurtër.


Mbretëreshat e pop-it u bënë tituj 20 vjet më parë kur u puthën në VMA ndërsa performonin këngën “Hollywood” të Madonnas me Christina Aguilera në skenë, duke mahnitur audiencën në mbarë botën.

58913993 10903933 Iconic Britney Spears and Madonna recreated THAT famous steamy k a 20 1654869385959

Madonna dukej e pabesueshme me një fustan shumëngjyrësh gjithëpërfshirës me një model jeshil, të verdhë dhe rozë, shkruan DailyMail.

Në janar Madonna la të kuptohej se donte të rikrijonte puthjen famëkeqe në skenë gjatë një transmetimi ‘live’ në Instagram.

58913997 10903933 Posing up a storm Britney looked incredible in her second outfit a 13 1654869385633

Kur u pyet nëse do të bënte një turne botëror përsëri për të promovuar muzikën e saj, Madonna tha: 'Patjetër! Duhet të qëndroj e re.

“Unë dhe Britney, si thoni për këtë? Po, nuk jam i sigurt që ajo do të pranonte, por do të ishte shumë mirë. Mund të rikrijonim origjinalin. Puthje”, kishte thënë Madonna.

58914803 10903933 Wow The Queens of pop made headlines 20 years ago when they kiss a 12 1654869385580

Gjatë MTV VMA-ve të vitit 2003, Madonna pati një puthje të zgjatur me Britneyn gjatë performancës së tyre të hapjes për ceremoninë.

Britney hapi shfaqjen duke kënduar hitin e Madonnës “Like a Virgin”, duke dalë nga një tortë martese ndërsa ishte e veshur si nuse, siç bëri Madonna në performancën e saj në VMA të vitit 1987.

58914359 10903933 Throwback Pictured kissing on stage in 2003 nearly 20 years ago a 19 1654869385906

Menjëherë pas kësaj, Christina iu bashkua Britneyt në skenë për këngën përpara se Madonna të shfaqej dhe të lansohej në këngën e saj “Hollywood”. Gjatë performancës, Madonna u përkul dhe puthi Britneyn.

Në vitin 2018, Christina - e cila ishte në skenë për puthjen - kujtoi se ishte lënë jashtë momentit duke thënë se puthja e saj me Madonnan vetëm pak çaste më vonë nuk u shfaq.

58914817 10903933 Big moment Christina Aguilera right looks on during the opening  a 11 1654869385513

Britney u martua me partnerin e saj prej shumë kohësh Sam, duke shënuar martesën e saj të tretë gjatë një ceremonie intime ku morën pjesë një grup i zgjedhur miqsh dhe familjarësh.

Dasma e shumëpritur u zhvillua në rezidencën e këngëtares prej 7 milionë dollarësh në Los Angeles.

58914021 10903933 Happy The newlywed popstar is seen smiling from ear to ear in ne a 22 1654869386063

Çifti, i cili shpalli fejesën e tyre në shtator të vitit të kaluar, u shpall zyrtarisht burrë e grua përpara një grupi të vogël të përzgjedhur të ftuarish, ku përfshiheshin disa nga miqtë e tyre të famshëm: Selena Gomez, Madonna, Drew Barrymore, Paris Hilton, megjithatë anëtarët e familjes së Britneyt dhe dy djemtë që ajo ndan me ish-bashkëshortin Kevin Federline, nuk ishin të pranishëm. /Telegrafi/

58914029 10903933 Bloomin lovely Britney and Sam exchanged vows in front of an eno a 23 1654869386068