Britaniku kalon testin teorik për shofer… pas 128 tentativash

Të mësuarit e rregullave të trafikut dhe të drejtimit të veturës nuk është e lehtë për shumë njerëz, por për disa është edhe më e vështirë se për të tjerët.
Një kandidat britanik mund të shërbejë si shembull, pasi ai ka dhënë pjesën teorike të provimit 128 herë – pa sukses. Shpenzimet për provimet arritën gati 3500 euro, raporton Sky News.
Gjatë testit kontrollohen rregullat e trafikut dhe njohuritë për sjellje të sigurt në vozitje, përmes pyetjeve me zgjedhje të shumëfishtë dhe fragmenteve video ku duhet të identifikohen situatat e rrezikshme.
Pasi të përfundohet pjesa teorike, vijon provimi praktik, ashtu siç është i njohur edhe në Kroaci.
Të dhënat britanike tregojnë se rekorderi në pjesën praktike e kaloi provimin vetëm pas 21 tentativash.
Ndryshe nga ai, dy kandidatët e tjerë kanë dhënë pjesën praktike 37 herë pa sukses.
Kur kandidati i pafat për shofer të kalojë pjesën teorike pas tentativave të 129, 130… herë, ndoshta do të ketë më shumë fat me pjesën praktike të vozitjes. /Telegrafi/

















































