Britanikët tallen me parkun “më të trishtuar” të lojërave për fëmijë, ku gjëja e vetme për argëtim është një trung

Në kohën e fëmijërisë, parqet ishin ato që ne i ëndërronim dhe gjithmonë u luteshim prindërve të na çonin në një prej tyre. Kalonim orë të tëra duke vrapuar, duke hipur e zbritur në rrëshqitëse dhe duke u ulur në luhatëse, duke dashur që të shkojmë lartë e më lartë.
Por jo të gjithë parqet janë të pajisura mjaftueshëm për kënaqësinë maksimale – ashtu siç tregon një postim në Reddit. Një përdorues i rrjetit social me emrin Skipper Monkey, në forumin Casual UK, shpërndau një fotografi të asaj që ai e titulloi “parku më i trishtuar i lojërave”, raporton The Mirror.
Në fotografi shihet një zonë e gjelbëruar e lojës në një lokacion anonim, i rrethuar me një gardh të verdhë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, brenda gardhit nuk ka asgjë përpos një trungu të madh.
Mbi 1,600 persona e kanë pëlqyer postimin, ndërsa ka mbledhur edhe 150 komente nga njerëzit të cilët u tallen me parkun.
https://imgur.com/sGq5m1D
Shumë prej tyre talleshin duke thënë se “në kohën kur ata ishin fëmijë” ata nuk kishin me çka të luanin dhe gjithçka ishte në rregull.
Një prej tyre tha: “Fëmijë dëshironi që të dilni dhe të luani? Jo. Pse? Sepse nuk ka diçka interesante... ÇFARË?!?! Në kohën e fëmijërisë time neve do na dukej e mahnitshme që të kemi një trung për të luajtur me të, gjithçka që ne kishim ishte imagjinata jonë!!!!”. /Telegrafi/


















































