Brentford dhe Chelsea ndajnë pikët
Brentford dhe Chelsea kanë barazuar me rezultat 0-0 në kuadër të javës së 31-të të Ligës Premier.
Vendasit e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar disa herë me Yoane Wissa, por edhe Mikkel Damsgaard, ku dyshja nuk arritën të gjenin rrjetën.
Në minutën e 32-të, Chelsea u bë i gjallë, duke kërkuar golin me Noni Madueken, por që portieri Mark Flakken ishte në vend.
Pjesën e dytë më mirë e nisi Chelsea, duke rrezikuar me Pedro Neto dhe Reece James, por pa sukses.
Në fundin e takimit, Brentford iu sul portës së Chelseat, duke kërkuar golin e epërsisë me Bryan Mbeumo, Sepp van den Berg dhe Yoane Ëissa, por që të tre nuk ishin të saktë.
Minutat e mbetur të takimit nuk sollën dicka më të madhe, duke bërë që skuadrat të pajtohen me barazimin.
Chelsea ruan pozitën e katërt aktualisht me 53 pikë, ndërsa Brendfort është në vendin e 12-të me 42 pikë. /Telegrafi/






























