LAJMI I FUNDIT:

Brendi që ka një grua të vërtetë italiane në ADN-në e tij vazhdon të ngazëllejë: Kur ajo u shfaq në pistë – gjithçka ndaloi

Brendi që ka një grua të vërtetë italiane në ADN-në e tij vazhdon të ngazëllejë: Kur ajo u shfaq në pistë – gjithçka ndaloi

Disa nga manekinet më të famshme kanë ecur në pistën e markës Dolce & Gabbana për pranverë-verë 2024. Megjithatë, njëra prej tyre mori më shumë vëmendje

Revyja e modës e Domenico Dolce-s dhe Stefano Gabbana-s në Javën e Modës në Milano iu kushtua grave të të gjitha moshave dhe madhësive, ndërsa muzat e tyre më të përkushtuara kaluan në pistë – Naomi Campbell, Ashley Graham, Mariacarla Boscono, Vittoria Ceretti,, por Irina Shayk edhe këtë herë dominoi.


Kombinimi seksi i Irinas përbëhej nga një fustan i zi i tejdukshëm, një korse e zezë dhe çorape me kapëse dhe i përshtatej me përpikëri idesë së sensualitetit që kishin disenjatorët italianë, transmeton Telegrafi.

“Ne duam të tregojmë se si duket sensualiteti në jetën reale, ndaj i jemi përkushtuar klienteve të modës së lartë”, tha Stefano Gabbana.

Stefano shpjegoi se ideja e tyre ishte t’i kushtonin veshje të reja grave të pjekura, jo vetëm atyre më të reja.

“Ka pak nga çdo gjë, sepse po të shikosh femra të moshave të ndryshme, ato zgjedhin të njëjtat lloje veshjesh, por i veshin në mënyra të ndryshme. Ne i qëndruam besnikë vizionit tonë dhe punuam për ta bërë atë bashkëkohor duke punuar në forma dhe prerje”, shpjegoi Dolce.

Si gjithmonë kur bëhet fjalë për këtë tandem, edhe këtë herë Italia ishte muza e tyre më e madhe.

“Në Itali femrat kanë tendencë të jenë gjithmonë të veshura mirë. Ata nuk e ekzagjerojnë – nuk ka asgjë shumë, asgjë shumë pak, por ashtu siç duhet. Ndoshta është më shumë për stilin sesa për atë që konsiderohet modë. Ne duam t’i qëndrojmë besnike asaj që do të thotë për ne Italia dhe feminiliteti – zilia e të gjithëve dhe asaj që Italia ka për të ofruar sa i përket rrobaqepësisë.”

/Telegrafi/